RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia sinjalizon gatishmëri për bisedime pas thirrjes së presidentit turk për të ringjallur negociatat e Stambollit

rusia-sinjalizon-gatishmeri-per-bisedime-pas-thirrjes-se-presidentit-turk-per-te-ringjallur-negociatat-e-stambollit

Rusia ka sinjalizuar se mbetet e gatshme të rifillojë bisedimet mbi Ukrainën, duke iu përgjigjur shpresës së ripërtërirë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për ringjalljen e rrugës së negociatave të Stambollit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Moska vazhdon të favorizojë dialogun dhe hodhi poshtë sugjerimet se është përgjegjëse për pauzën e zgjatur.

“Moska është e hapur për vazhdim. Moska është e hapur për negociata”, tha Peskov.

Ai përsëriti akuzën se pauza është për shkak të mosgatishmërisë së “regjimit të Kievit”.

Më herët gjatë ditës, Erdogan se Turqia beson se procesi i Stambollit mund të rivendoset “me një kornizë gjithëpërfshirëse që mund të adresojë problemet tashmë akute”. Ai kujtoi se Ankaraja priti tre raunde bisedimesh Rusi-Ukrainë këtë vit, gjatë të cilave u bë “përparim” dhe palët ishin në gjendje të diskutonin drejtpërdrejtë çështjet e armëpushimit dhe paqes.

Presidenti turk gjithashtu i përshkroi takimet si një moment kyç diplomatik dhe përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të shqyrtuar çdo propozim nga Moska që arrin një armëpushim dhe hap rrugën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Related posts

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Irfan Jahiu

Aktakuza e PSRK-së: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në zgjedhjet e 2025-ës

Irfan Jahiu

Në Parlamentin Evropian diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani