RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ramallah: Varrosën dy të rinjtë e vrarë nga forcat izraelite

ramallah:-varrosen-dy-te-rinjte-e-vrare-nga-forcat-izraelite

Dy të rinj palestinezë, Amro Khaled Ahmed al-Marbou (18 vjeç) dhe Sami Mshajekh (16 vjeç), u varrosën sot në Kafr Aqab dhe në kampin Amari, pasi u vranë nga plumbat e ushtrisë izraelite në orët e para të mëngjesit.

Trupi i Sami Mshajekh u mor nga Spitali Palestinë në Ramallah dhe u çua në shtëpinë e tij në Kafr Aqab, ku familjarët dhe banorët i bënë nderimet e fundit. Më pas, ai u dërgua në xhaminë e fshatit për faljen e xhenazes dhe u varros në varrezat lokale.

Edhe Amro al-Marbou u përcoll nga një numër i madh banorësh. Procesioni i tij kaloi nëpër rrugët e Ramallahut dhe Birës, dhe u çua fillimisht në shtëpinë e tij në kampin Amari për një përshëndetje të fundit. Më pas u fal namazi i xhenazës në xhaminë e kampit dhe i riu u varros në varrezat e zonës.

Të dy të rinjtë humbën jetën pasi u qëlluan nga forcat izraelite gjatë një sulmi në Kafr Aqab herët në mëngjes. /mesazhi

Related posts

Donald Trump kritikon udhëheqësit evropianë: Janë liderë të dobët, nuk dinë çfarë të bëjnë! Ukraina duhet të shkojë në zgjedhje

admin

Një ekstremist hebre sulmon kishën në Kuds

Muhamet Ramadani

Përfundon takimi, Hovenier largohet nga zyra e BE-së

Muhamet Ramadani