RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 5 palestinezë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës

ushtria-izraelite-vret-5-palestineze-ne-qytetin-rafah-ne-jug-te-rripit-te-gazes

Ushtria izraelite tha se ka vrarë pesë palestinezë, me pretendimin se ata kishin dalë nga një tunel në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, në zonat që Izraeli mban nën pushtim brenda enklavës sipas marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria pretendon se forcat e saj nga ekipi luftarak i Brigadës Nahal zbuluan pesë burra të armatosur që dilnin nga infrastruktura nëntokësore në lindjes të Rafah, në jug të Rripit.

Qyteti Rafah shtrihet brenda zonave të pushtuara nga ushtria izraelite në lindje të asaj që njihet si “vija e verdhë”, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Mediat izraelite raportuan se rreth 200 luftëtarë të Hamasit janë bllokuar në një tunel në Rafah dhe se Tel Avivi deri më tani nuk u është përgjigjur kërkesave nga grupi palestinez dhe ndërmjetësit për t’u lejuar atyre kalimin e sigurt në zonat nën kontrollin e lëvizjes brenda enklavës.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë gati 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë dhe e ka shndërruar enklavën në rrënoja.

Related posts

Meloni falënderon kryeministrin Rama për protokollin Shqipëri-Itali mbi emigracionin

Irfan Jahiu

Osmani përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares: Flakadan që nuk shuhet kurrë

RTI

Shefi i diplomacisë ukrainase: Po zhvillohen bisedime për t’i vazhduar eksportet e drithit pa Rusinë

admin