RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 5 palestinezë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës

ushtria-izraelite-vret-5-palestineze-ne-qytetin-rafah-ne-jug-te-rripit-te-gazes

Ushtria izraelite tha se ka vrarë pesë palestinezë, me pretendimin se ata kishin dalë nga një tunel në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, në zonat që Izraeli mban nën pushtim brenda enklavës sipas marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria pretendon se forcat e saj nga ekipi luftarak i Brigadës Nahal zbuluan pesë burra të armatosur që dilnin nga infrastruktura nëntokësore në lindjes të Rafah, në jug të Rripit.

Qyteti Rafah shtrihet brenda zonave të pushtuara nga ushtria izraelite në lindje të asaj që njihet si “vija e verdhë”, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Mediat izraelite raportuan se rreth 200 luftëtarë të Hamasit janë bllokuar në një tunel në Rafah dhe se Tel Avivi deri më tani nuk u është përgjigjur kërkesave nga grupi palestinez dhe ndërmjetësit për t’u lejuar atyre kalimin e sigurt në zonat nën kontrollin e lëvizjes brenda enklavës.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë gati 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë dhe e ka shndërruar enklavën në rrënoja.

Related posts

OKB paralajmëron se kolera po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë

admin

Kolonët hebre hyjnë me forcë në Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

admin

Shqipëria 14 vite në NATO, Begaj mesazh urimi: Krenarë që jemi kontribuues për paqen dhe sigurinë

Muhamet Ramadani