RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 16 vendbanime në Ukrainë gjatë javës së kaluar

rusia-pretendon-se-ka-marre-nen-kontroll-16-vendbanime-ne-ukraine-gjate-javes-se-kaluar

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi sot se forcat e saj kanë marrë nën kontroll 16 vendbanime ukrainase gjatë javës së kaluar, përfshirë edhe qytetin Kupiansk, një qendër logjistike kyç, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të ministrisë, Ukraina është kundërpërgjigjur kryesisht me sulme ajrore, ndërsa gjatë javës, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar katër raketa amerikane ATACMS dhe katër raketa britanike “Storm Shadow”, 15 bomba ajrore të drejtuara, katër raketa HIMARS të prodhimit amerikan, dy raketa të drejtuara me rreze të gjatë “Neptune” dhe 1.089 dronë.

Po ashtu, ministria tha se forcat ruse kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme HIMARS dhe dy hedhës të shumëfishtë raketash MLRS të prodhuara nga SHBA-ja.

Ukraina mohoi pretendimet e Rusisë për marrjen nën kontroll të vendbanimeve të Kupianskut në rajonin e Kharkivit dhe vendbanimin Yampil në rajonin e Donetskut.

“Masat e kundërsabotazhit dhe operacionet speciale për zbulimin dhe eliminimin e grupeve të sabotazhit dhe zbulimin e armikut që kanë depërtuar në qytet janë duke vazhduar në qytet dhe në periferi”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë, duke theksuar se një situatë e ngjashme vërehet edhe në Yampil.

Related posts

Protesta e opozitës, Berisha: Të martën në 12:00 të gjithë në Bulevard, do të jehojë në Evropë

admin

Arrestohen 9 persona zyrtarë për keqpërdorimin e 300 mijë eurove në lidhje me stadiumin e fshatit Magure

admin

SHBA pezullon dërgesat me armë për Izraelin, shkak bëhet sulmi në Rafah

admin