RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen 9 persona zyrtarë për keqpërdorimin e 300 mijë eurove në lidhje me stadiumin e fshatit Magure

arrestohen-9-persona-zyrtare-per-keqperdorimin-e-300-mije-eurove-ne-lidhje-me-stadiumin-e-fshatit-magure

Prokuroria Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro

Related posts

Në Bresanë të Dragashit u mbajt duaja e hatmës së vijuesve të mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër të “Mehmet Kuklibegut”

admin

Libani, gati 400 persona të vrarë dhe mbi 1.110 të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite

admin

Një Ramazan në Gaza pa qindra imamë të vrarë nga ushtria izraelite

Muhamet Ramadani