RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Ulutas: “Golden Sabre 25” sinjal për sigurinë në rajon

ulutas:-“golden-sabre-25”-sinjal-per-sigurine-ne-rajon

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë – KFOR, bashkë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar ushtrimin “Golden Sabre 2025” në zonën stërvitore të Kampit Vrella në Prishtinë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali major Özkan Ulutaş, e ka përshkruar ushtrimin si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në siguri të qëndrueshme dhe stabilitet rajonal.

Në ushtrim ka marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kryer operacione për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, si dhe menaxhimin e materialeve të rrezikshme, në përputhje me mandatin e saj.

KFOR ka rikonfirmuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Po ashtu, misioni theksoi se bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre të sigurisë.

Related posts

SHBA e vlerëson si “të pamerituar” dhe “poshtërues” rastin për gjenocid ndaj Izraelit

admin

Rikthimi i familjes Bolsonaro në skenën politike braziliane, djali i ish-Presidentit kandidat i mundshëm

admin

Samiti i Gjirit Arab bën thirrje për ndjekjen e përpjekjeve ndërmjetësuese për armëpushim në Gaza

Muhamet Ramadani