RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 67 fëmijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga fillimi i “armëpushimit”

te-pakten-67-femije-palestineze-te-vrare-ne-gaza-qe-nga-fillimi-i-“armepushimit”

Sipas UNICEF-it, të paktën 67 fëmijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar.

Zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, tha në një konferencë në Gjenevë se numri përfshin edhe një vajzë të vogël që u vra të enjten në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Khan Younis, në jug të Gazës. Po ashtu, janë përfshirë edhe shtatë fëmijë të tjerë të vrarë një ditë më parë gjatë një serie sulmesh izraelite në enklavë.

“E gjitha kjo ka ndodhur gjatë një armëpushimi të rënë dakord. Ky është një model tronditës,” tha Pires, duke shtuar se çdo fëmijë i vrarë kishte një familje, një ëndërr dhe një jetë që iu ndërpre papritur nga dhuna e vazhdueshme. /mesazhi

Related posts

Erdogan takon disa deputetë nga Kosova, premton mbështetje në të gjitha fushat

admin

Netanyahu: Forcat izraelite kontrollojnë 60% të Rripit të Gazës! Dy vitet e fundit i treguam botës forcën tonë

admin

“Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë”/ Gjyqi në Hagë, LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën

admin