RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur e një i lënduar gjatë punës në Prishtinë, policia jep detaje shtesë

nje-i-vdekur-e-nje-i-lenduar-gjate-punes-ne-prishtine,-policia-jep-detaje-shtese

Ngjarja e rëndë e cila u raportua gjatë ditës së djeshme në rrugën Faruk Rama në Prishtinë ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua rëndë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprave penale që lidhen me asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës.

Ndërsa është bërë e ditur se i lënduari është duke u trajtuar në QKUK.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE, RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Prishtinë 21.11.2025 – 17:00. Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Related posts

Shefi i OKB-së: Njerëzit e Gazës po jetojnë në një makth të zgjuar

Muhamet Ramadani

Mbreti i Britanisë, Charles tërhiqet nga detyrat publike

Muhamet Ramadani

Izraeli identifikon trupin e një pengu që mori nga Gaza

Muhamet Ramadani