RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim ndaj personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë

nje-muaj-paraburgim-ndaj-personit-qe-iu-gjeten-120-kilograme-marihuane

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj B.K. që më 21 nëntor me autobus u kap teksa transportonte 120 kilogramë marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.K., më datën 21.11.2025, me autobusin me targa …, ka transportuar substancë narkotike nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me qëllim që substanca narkotike të dërgohet në vendet ndryshme evropiane. I pandehuri është ndaluar me autobusin të cilin po e drejtonte, në të cilin autobus, nën karrige kishte bunkerë të modifikuar ku janë gjetur qese najloni të cilat ishin të mbushura me substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë dhe me peshë të përgjithshme rreth 120kg”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Një ditë më parë, Dogana e Kosovës njoftoi për ndalimin e autobusit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Related posts

Ukraina thotë se mbi 110 mijë trupa ruse janë vrarë në luftë

admin

Turqia shpëton 81 migrantë të parregullt të shtyrë prapa nga autoritetet greke

admin

Shqipëri, niset drejt Turqisë një kamion tjetër me ndihma të ndryshme

Muhamet Ramadani