RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tribunali Ndërkombëtar Popullor për Palestinën nis punimet në Spanjë

tribunali-nderkombetar-popullor-per-palestinen-nis-punimet-ne-spanje

Në Barcelonë ka nisur një forum dyditor i quajtur Tribunali Ndërkombëtar Popullor për Palestinën, i cili synon të hetojë krimet e luftës të kryera nga Izraeli dhe mbështetësit e tij.

Organizatorët – International League of Peoples’ Struggle, International People’s Front dhe People’s Coalition on Food Sovereignty – thanë se tribunali do të paraqesë dëshmi nga ekspertë dhe dëshmitarë kyç për të ekspozuar “përdorimin gjenocidal të ekocidit dhe urisë së detyruar kundër popullit palestinez”.

Forumi synon gjithashtu të dokumentojë rolin bashkëfajtor të SHBA-së, si dhe vendeve të tjera mbështetëse të Izraelit, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe entitete private të lidhura me to.

Qëllimi i tribunalit, sipas organizatorëve, është të vërë në pah shtrirjen e krimeve dhe abuzimeve të kryera në Palestinë dhe të rrisë presionin ndërkombëtar për llogaridhënie. /mesazhi

Related posts

Greta Thunberg arrestohet dy herë brenda pak orësh në Hagë, 21-vjeçarja dhe aktivistët tentuan bllokimin e autostradës kryesore

admin

Rama: Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina

admin

Ambasadori iranian plagoset nga shpërthimi i pajisjeve ‘pager’ në kryeqytetin libanez

Muhamet Ramadani