RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Do të bisedoj me Putinin të hënën për paqen në Ukrainë

erdogan:-do-te-bisedoj-me-putinin-te-henen-per-paqen-ne-ukraine

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se të hënën do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar përpjekjet për paqe në Ukrainë.

Gjatë një konference për media pas samitit të G20 në Afrikën e Jugut, Erdogan tha se Ankaraja do të bëjë gjithçka të mundur për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit.

Ai shtoi se do t’i kërkojë Putinit rikthimin e marrëveshjes së korridorit të grurit në Detin e Zi, e cila mundësonte transport të sigurt të drithërave ukrainase. Presidenti turk tha se rezultatet e bisedës me Putinin do t’i ndajë me liderët evropianë, amerikanë dhe aleatët e tjerë. /mesazhi

Related posts

Kina zgjeron stërvitjen ushtarake, ndërkombëtarët thirrje për ulje të tensioneve

admin

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitja e dheut në kryeqytetin e Guinesë pas reshjeve të dendura

Kushtrim Guraj

“New York Times” ngre padinë e dytë kundër Pentagonit për kufizimet e shtypit

Hevzi