RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina zgjeron stërvitjen ushtarake, ndërkombëtarët thirrje për ulje të tensioneve

kina-zgjeron-stervitjen-ushtarake,-nderkombetaret-thirrje-per-ulje-te-tensioneve

Ushtria e Kinës bëri me dije se këtë të hënë ka nisur një stërvitje të re, duke sinjalizuar se aktiviteti rreth ishullit po vazhdonte pas një serie aksionesh të shpallura menjëherë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Thirrjet ndërkombëtare për të ulur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit po shtohen.

Në një konferencë për mediat, Ministrja e Jashtme Australiane dhe ministri i Jashtëm Letonez kërkuan që palët të vetëpërmbahen e të qëndrojnë larg tensioneve

“Australia vazhdon të nxisë de-përshkallëzimin, dhe kjo nuk është diçka që kërkon vetëm Australia, i gjithë rajoni është i shqetësuar për situatën aktuale, i gjithë rajoni po bën thirrje që të rivendoset stabiliteti” u shpreh ministrja e Jashtme e Australisë.

Ndërsa homologu letonez theksoi se së vëmendja për sigurinë po rritet kudo.

‘Kina po vëzhgon me shumë kujdes atë që po ndodh në Evropë, në Ukrainë. Është shumë e rëndësishme që ne të punojmë së bashku dhe të japim të njëjtin mesazhi, nevojën për të pasur përmbajtje, për të mos tepruar në aksione dhe për të mos krijuar një pikë tjetër të nxehtë rajonale dhe globale’ u shpreh ministri.

Pas vizitës së zyrtares amerikane Kina ka vendosur avionë , anije luftarake dhe raketa balistike rreth Tajvanit në atë që analistët e kanë përshkruar si praktikë për një bllokadë dhe pushtim përfundimtar të ishullit. /euronews

Related posts

Lajçaku nesër në Kosovë

admin6

Arrestohen dy persona në Jarinjë, tentuan të futen në Kosovë me pasaporta ruse nga Serbia

admin6

Kryeministri suedez : Turqia vendimmarrësi i vetëm për anëtarësim e vendit në NATO

rezart morina