Pak orë pas kritikave që Donald Trump bëri ndaj Volodymyr Zelenskyt dhe liderëve europianë përmes një postimi të tij, presidenti ukrainas, përmes një postimi të ri në X, falenderoi liderët europianë për mbështetjen ndaj Ukrainës. Zelenski shkroi se kishte zhvilluar një bisedë të përbashkët me kryeministrat e Kroacisë dhe Luksemburgut, të cilëve u dha informacion

