RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet bilanci i agresionit në Gaza: 69,756 të vrarë dhe 170,946 të plagosur

rritet-bilanci-i-agresionit-ne-gaza:-69,756-te-vrare-dhe-170,946-te-plagosur

Burime mjekësore në Gaza njoftuan sot se numri i viktimave që nga fillimi i agresionit izraelit më 7 tetor 2023 ka arritur në 69,756 të vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Numri i të plagosurve ka shkuar në 170,946, ndërsa shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit nuk arrijnë t’i nxjerrin për shkak të vazhdimit të sulmeve dhe dëmtimeve të mëdha.

Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Gazës kanë mbërritur 23 viktima – përfshirë dy të nxjerrë nga rrënojat – dhe 83 të plagosur.

Që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor, janë regjistruar 339 të vrarë dhe 871 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë 574 trupa nga rrënojat. /mesazhi

Related posts

Nga nazistët e Lindjes së Mesme: u masakruan teksa po blinin ëmbëlsira për Bajram…

Kushtrim Guraj

Policia e Kosovës shpall konkurs për zyrtarë policorë

Muhamet Ramadani

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës përpara bisedimeve Trump-Zelenskyy

admin