Një i ri palestinez u vra mbrëmjen e së dielës nga zjarri i forcave izraelite dhe kolonëve në fshatin Dair Jarir, në lindje të Ramallahut.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se viktima ishte nga ky fshat. Kryetari i këshillit lokal, Fathi Hamdan, tha për agjencinë Wafa se i riu, Baraa Khairi Ali Maali, 20 vjeç, u qëllua gjatë një sulmi të kolonëve dhe ushtrisë kundër banorëve.
Sipas tij, kolonë të armatosur sulmuan shtëpitë në skajet e fshatit, ndërsa ushtria izraelite hyri në zonë për t’i mbrojtur. Gjatë përplasjes, ushtarët dhe kolonët qëlluan drejt banorëve, duke e goditur Maalin me plumb në gjoks.
Ai u dërgua fillimisht në qendrën emergjente të Silwadit, pastaj në Qendrën Mjekësore të Palestinës, ku u shpall i vdekur. /mesazhi

