RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I riu palestinez vritet nga ushtria izraelite dhe kolonët në Dair Jarir

i-riu-palestinez-vritet-nga-ushtria-izraelite-dhe-kolonet-ne-dair-jarir

Një i ri palestinez u vra mbrëmjen e së dielës nga zjarri i forcave izraelite dhe kolonëve në fshatin Dair Jarir, në lindje të Ramallahut.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se viktima ishte nga ky fshat. Kryetari i këshillit lokal, Fathi Hamdan, tha për agjencinë Wafa se i riu, Baraa Khairi Ali Maali, 20 vjeç, u qëllua gjatë një sulmi të kolonëve dhe ushtrisë kundër banorëve.

Sipas tij, kolonë të armatosur sulmuan shtëpitë në skajet e fshatit, ndërsa ushtria izraelite hyri në zonë për t’i mbrojtur. Gjatë përplasjes, ushtarët dhe kolonët qëlluan drejt banorëve, duke e goditur Maalin me plumb në gjoks.

Ai u dërgua fillimisht në qendrën emergjente të Silwadit, pastaj në Qendrën Mjekësore të Palestinës, ku u shpall i vdekur. /mesazhi

Related posts

Garda Revolucionare e Iranit konfirmon sulmin me dronë e raketa ndaj Izraelit, Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Merz: Evropa të jetë më e pavarur strategjikisht nga SHBA

admin

Gjendja në kufi, pritje deri në tri orë në Merdar

RTI