RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu paralajmëron vazhdimin e sulmeve në Liban dhe Gaza pavarësisht armëpushimit

netanyahu-paralajmeron-vazhdimin-e-sulmeve-ne-liban-dhe-gaza-pavaresisht-armepushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se sulmet ndaj Libanit jugor dhe Rripit të Gazës do të vazhdojnë, pavarësisht marrëveshjeve për armëpushim. Duke folur para mbledhjes javore të kabinetit, ai deklaroi se Hezbollah mbetet kërcënim për Izraelin dhe se ushtria do të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për ta neutralizuar.

Netanyahu konfirmoi se Izraeli ka kryer disa operacione si në Liban ashtu edhe në Gaza që nga nisja e armëpushimit më 10 tetor, duke akuzuar Hamasin për shkelje të marrëveshjes. Sipas tij, pesë zyrtarë të lartë të Hamasit u vranë së fundmi në një sulm pas një incidenti pranë “vijës së verdhë” në Gazën nën kontroll izraelit.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka kryer bombardime të reja në qytete të ndryshme të Gazës, ku u vranë 24 palestinezë – përfshirë gra dhe fëmijë – dhe u plagosën 87 të tjerë, duke e shkelur sërish primirjen.

Netanyahu ka mohuar se Izraeli vepron me miratim të SHBA-së, duke theksuar se vendimet merren “plotësisht në mënyrë të pavarur”. Armëpushimi i arritur në Egjipt, edhe pse teknikisht në fuqi, po zbehet mes shkëmbimeve të vazhdueshme të sulmeve. /mesazhi

Related posts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton me shumicë dërrmuese rezolutë për të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje

Muhamet Ramadani

Presidenti Abbas shpreh mirënjohje për Turqinë dhe Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj kauzës palestineze

Kushtrim Guraj

25 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova

Muhamet Ramadani