RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

ndalohen-rreth-300kg-eksplosive-ne-vermice

Dogana e Kosovës ka gjetur rreth 300 kilogramë eksplozivë në një automjet të kamufluar me pajisje peshkimi.
Furgoni është ndaluar në Vermicë rreth orës 16:30 minuta të dielën, ku sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.

“Gjatë intervistimit, pala ka deklaruar se nuk posedon mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në thasë dhe pako, me peshë rreth 300 kilogramë, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

Related posts

Ursula von der Leyen rizgjidhet Presidente e Komisionit Evropian edhe për pesë vite të tjera, ja sa vota siguroi

admin

Blinken fajëson Rusinë për vdekjen e figurës opozitare, Alexei Navalny

admin

“Mesditë kundër Putinit”- Mijëra qytetarë në prostestë në ditën e 3 të zgjedhjeve në Rusi, përmbushin dëshirën e fundit të Navalnit

admin