RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan pret në Ankara Papa Leonin

presidenti-erdogan-pret-ne-ankara-papa-leonin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur kreun e Vatikanit dhe Kishës Katolike, Papa Leoni XIV, në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu.

Vizita shënon udhëtimin e parë zyrtar të Papës jashtë vendit që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike.

Gjatë një takimi kokë më kokë, presidenti Erdogan dhe Papa Leoni pritet të diskutojnë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Vatikanit, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me një fokus të veçantë në situatën në Palestinë.

Pas bisedimeve të tyre dypalëshe, presidenti turk dhe kreu i Vatikanit do të mbajnë një konferencë për mediat.

Më herët, Papa Leoni bëri homazhe në Anitkabir, mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, përpara se të pritej zyrtarisht në kompleksin presidencial nga presidenti Erdogan.

Related posts

Erdoğan: Zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet, duhet të ringjallen bisedimet diplomatike

admin

Sulmet e reja izraelite mbi al-Shifa pasojnë bastisjen e mëparshme

Muhamet Ramadani

U kapen në sulmin e 7 tetorit, Hamasi publikon video ku shfaqen të gjallë dy pengje në Gaza

admin