RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Po shohim një ndryshim të madh në natyrën e luftës në Ukrainë

Sulmet me raketa në Ukrainë, presidenti francez Macron i ka cilësuar si një ndryshim të natyrës së luftës në Ukrainë.

“Këto sulme të qëllimshme nga Rusia kundër të gjithë territorit ukrainas dhe kundër civilëve përbëjnë një ndryshim të thellë në natyrën e kësaj lufte ,” tha presidenti francez, duke shtuar se ai do të mblidhte menjëherë këshilltarët e tij diplomatikë dhe ushtarakë për të shqyrtuar situatën.

Macron më herët shprehu mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën gjatë bisedës së tij telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake.

Rusia nisi sulmet me raketa anembanë Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, duke goditur objektiva civile, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën në një shënjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të urës së Kerçit, të cilën Putin e përshkroi si një “sulm terrorist”. /abcnews

Related posts

Human Rights Watch: Sulmet e okupuesve izraelitë kanë zhvendosur 107 komunitete palestineze që nga viti 2023

Irfan Jahiu

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Nuk kemi municion të mjaftueshëm për një kundërsulm ndaj Rusisë

admin

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga Izraeli?

Irfan Jahiu