RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtarët turq të KFOR-it bashkë me instruktorë hungarezë zhvillojnë stërvitje intensive për kontrollin e turmave

ushtaret-turq-te-kfor-it-bashke-me-instruktore-hungareze-zhvillojne-stervitje-intensive-per-kontrollin-e-turmave

KFOR ka njoftuar se ushtarët turq që janë pjesë e këtij misioni kanë kryer stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe trazirave. Këto ushtrim, KFOR shton se janë bërë në bashkëpunim me instruktorët hungarezë.

Tutje, në njoftim theksohet edhe se, stërvitje të tilla janë thelbësore për të siguruar reagime të qeta dhe të koordinuara në situata sfiduese.

Postimi:

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës së Rezervës Operacionale (ORF), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë stërvitjet e tyre të përditshme në gjithë Kosovën.

Në bashkëpunim me instruktorët hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), trupat përfunduan ushtrime intensive të Kontrollit të Turmave dhe trazirave (CRC), duke forcuar gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe marrjen efektive të vendimeve nën presion.

Stërvitje të tilla janë thelbësore për të siguruar reagime të qeta dhe të koordinuara në situata sfiduese — duke kontribuar në efektivitetin e misionit dhe në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij — bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Related posts

Kryetari i Prishtinës me veturë të re rreth 37 mijë euroshe

admin

Olimpiada 2024/ Nga parada e anijeve në Senë, tek flaka olimpike nën një ballon, lojërat nisin me një festë spektakolare

admin

Opozita gjermane akuza kancelarit Merz: Me eksportin e armëve në Izrael po nxisin luftën në Iran

admin