RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Opozita gjermane akuza kancelarit Merz: Me eksportin e armëve në Izrael po nxisin luftën në Iran

opozita-gjermane-akuza-kancelarit-merz:-me-eksportin-e-armeve-ne-izrael-po-nxisin-luften-ne-iran

Partia opozitare “E Majta” ka akuzuar qeverinë e kancelarit Friedrich Merz se po nxit luftën në Iran përmes eksportit të armëve drejt Izraelit.

“Interesat e fitimit të kompleksit ushtarako-industrial nuk i shërbejnë kurrë kauzës së paqes, as në Lindjen e Mesme e as gjetkë. Përkundrazi, ato nxisin luftëra që marrin jetë të panumërta dhe mund t’u kushtojnë kombeve të tëra prosperitetin e tyre ekonomik”, tha deputeti nga “E Majta”, Ulrich Thoden, i cili bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm dhe të plotë të eksporteve të armëve drejt Izraelit.

Siç raporton agjencia gjermane e lajmeve (dpa), duke cituar Ministrinë e Ekonomisë, pas një pyetjeje parlamentare nga Thoden, derisa kushtetuta gjermane ndalon eksportet e armëve në zona lufte, qeveria ka autorizuar dërgesa armësh drejt Izraelit gjatë javëve të para të luftës në Iran.

US Water System May Be Vulnerable to Cyberattack by China, Russia and Iran
Keep Watching

Midis 28 shkurtit dhe 27 marsit, Berlini dha dritën jeshile për eksporte armësh drejt Izraelit me vlerë 6.6 milionë euro.

Gjermania ka qenë një aleate e fortë e Izraelit dhe zyrtarët qeveritarë kanë theksuar vazhdimisht se vendi mban një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të së kaluarës së tij naziste.

Related posts

U mbajt takimi përgatitës për krijimin e “Bibliotekës familjare” të Bashkësisë Islame të Kosovës

Muhamet Ramadani

Ambasadori gjerman në Prishtinë: Veprimet e njëanshme të Kosovës rrezikojnë aplikimin e saj për anëtarësim në BE

admin

Pesë migrantë mbyten në ujërat e Puerto Rikos

admin