RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor në përvjetorin e parë të armëpushimit

izraeli-kryen-sulme-ajrore-ne-libanin-jugor-ne-pervjetorin-e-pare-te-armepushimit

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në Libanin jugor sot, në përvjetorin e parë të marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Sulmet kishin në shënjestër qytezat Mahmudiya dhe Jarmak në zonën Iqlim al-Tuffah, raportoi agjencia shtetërore libaneze NNA.

Nuk ka ende informacione për viktima.

Transmetuesi publik izraelit KAN pretendoi se sulmet kishin në shënjestër lokacione ku thuhej se Hezbollahu ruante armë.

Nuk ka asnjë koment nga Hezbollahu apo autoritetet libaneze lidhur me sulmet.

Armëpushimi u arrit më 27 nëntor 2024, pas më shumë se një viti sulmesh mes Hezbollahut dhe Izraelit, të cilat filluan në tetor 2023 dhe u shndërruan në një ofensivë të plotë në shtator 2024. Më shumë se 4.000 persona u vranë dhe 17.000 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite.

Sipas armëpushimit, ushtria izraelite duhej të tërhiqej nga Libani jugor këtë janar, por në vend të kësaj u tërhoq vetëm pjesërisht dhe vazhdon të mbajë prezencë ushtarake në pesë pika kufitare.

Related posts

“Hapja e urës së Ibrit, domosdoshmëri”, Kurti: Do t’i vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë

admin

Drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, gjykata shpall fajtor Justin Timberlake! Ja gjoba që do të paguajë këngëtari

admin

President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani

RTI