RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 145 numri i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë

rritet-ne-145-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-ne-tajlande

Është rritur në 145 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën pjesën jugore të Tajlandës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i qeverisë, Siripong Angkasakulkiat deklaroi se 145 persona humbën jetën në tetë rajone të vendit ndërsa më shumë se 100 prej këtyre vdekjeve ndodhën në rajonin Songkhla.

Angkasakulkiat shtoi se ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të tërhiqen dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundësi të arrijnë në më shumë zona. Departamenti për Menaxhimin dhe Parandalimin e Fatkeqësive tha se mbi 1.2 milion familje dhe 3.6 milionë njerëz në 12 rajone në jug të vendit janë prekur nga përmbytjet.

Kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul shpalli gjendje të jashtëzakonshme në provincën Songkhla më 26 nëntor pas përmbytjeve që goditën jugun e vendit.

Related posts

Kurti dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, bisedojnë për rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik

admin

“Po krijon përçarje të kombit!”- Reagime të ashpra ndaj deklaratës së liderit të ekstremit të djathtë se do të përjashtojë francezët me shtetësi të dyfishtë nga punët në qeveri

admin

Nga 120 deputetë, të pranishëm vetëm 44, dështon seanca e Kuvendit

admin