RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Prishtinës: Ministria e Financave ende s’i ka alokuar 28 milionë euro

komuna-e-prishtines:-ministria-e-financave-ende-s’i-ka-alokuar-28-milione-euro

Ministria e Financave ende nuk i ka alokuar 28 milionë euro, si të hyra vetanake të Komunës së Prishtinës, për të cilat të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme.

Kështu thotë për teve1.info, zëdhënësi i Komunës, Pëllumb Bajqinovci.

Ndërkaq, dje ndryshe deklaroi LVV.

Asamblisti i kësaj partie, Gëzim Sveçla, ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës mjetet.

Me votat e 38 asamblistëve, më 27 nëntor përmes një mbledhjeje të jashtëzakonshme u është hapur rrugë bartjes së mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025.

Si pasojë e mosalokimit të mjeteve, Trafiku Urban po hynë në javën e dytë të protestës.

Përfaqësuesit publikë dhe ata privatë kanë deklaruar se protesta e tyre nuk do të ndalet derisa të alokohen mjetet.

Edhe vet, Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se ende nuk janë bartur mjetet, derisa thuhet se në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Related posts

Irlanda dhe Norvegjia bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza, lirim të robërve

admin

Raporti i drogave i OKB-së: Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

admin

A e shkelin rendin kushtetues punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë?

admin