RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria zotohet të kundërshtojë planin e BE-së për të hequr gradualisht karburantin rus

hungaria-zotohet-te-kundershtoje-planin-e-be-se-per-te-hequr-gradualisht-karburantin-rus

Hungaria të mërkurën u zotua të nisë “menjëherë” një padi ligjore sapo plani i Bashkimit Evropian (BE) për të hequr gradualisht importet e karburanteve fosile ruse të miratohet zyrtarisht, transmeton Anadolu.

“Sapo plani RePowerEU të miratohet zyrtarisht, ne do ta kundërshtojmë menjëherë atë para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së. Procedurat ligjore do të fillojnë pa vonesë”, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, në platformën amerikane të mediave sociale X.

“Puna përgatitore është tashmë duke u zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë energjetike të Hungarisë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, BE-ja tha se do të ndalojë “në mënyrë efektive dhe të përhershme” importin e gazit rus dhe do të shkojë drejt heqjes graduale të naftës ruse sipas marrëveshjes së përkohshme politike të arritur nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian.

Related posts

A do të arrestohej Netanjahu po të shkonte në Gjermani? Dilema mes kauzës shtetërore për Izraelin dhe së drejtës ndërkombëtare

admin

Kalon 20,000 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet

Muhamet Ramadani

Prezantoi planin 20 pikësh për paqen, Zelensky kërkon takim me Trump: Gati të diskutojmë çështjen e territorit

admin