RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vajzë e mitur bie dëshmore nga zjarri i ushtrisë izraelite në Rafah

vajze-e-mitur-bie-deshmore-nga-zjarri-i-ushtrise-izraelite-ne-rafah

Burime mjekësore në Gaza kanë njoftuar sot se një vajzë e mitur është vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite në zonën e Muwasi, në Rafah të jugut të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave mjekësore, numri i viktimave në Gaza ka arritur në 70,360 të vrarë, shumica fëmijë dhe gra, që nga fillimi i agresionit izraelit më 7 tetor 2023. Ndërkohë, numri i të plagosurve ka shkuar në 171,047, dhe shumë të tjerë vazhdojnë të jenë nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë.

Në 24 orët e fundit, në spitalet e Gazës kanë mbërritur 6 viktima të reja dhe 17 të plagosur. Që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor, bilanci ka arritur në 373 të vrarë, 970 të plagosur, dhe janë nxjerrë 624 trupa nga rrënojat. /mesazhi

Related posts

E RËNDË/ Autobusi me 46 pasagjerë bie në greminë në Afrikën e Jugut, shpëton vetëm një vajzë 8-vjeçare

admin

Italia ashpërson masat për migrantët

admin

MSF: Izraeli të lejojë ndihmat urgjente në Gaza, fëmijët po vdesin nga i ftohti

admin