RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria e Shqipërisë miraton aderimin në Bordin e Paqes

qeveria-e-shqiperise-miraton-aderimin-ne-bordin-e-paqes

Raportohet se Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar aderimin e vendit në Bordin e Paqes për Gazën, pas ftesës së presidenti të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Gjithashtu në media theksohet se ratifikimi i vendimit të Qeverisë së Shqipërisë pritet nesër në Kuvendin e Shqipërisë.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, konfirmoi se Trump ka dërguar ftesë për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, sipas tij si anëtar themelues.

Këtë ftesë Rama e konsideroi si një “respekt e vlerësim krejt të posaçëm” nga Trumpi.

Presidenti i SHBA-së, Trump, njoftoi disa ditë më parë formimin e Bordit të Paqes për Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu anëtarët e komitetit të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës, si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t’i dhënë fund luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Related posts

Numërohen 40 për qind të votave për kandidatë, këta janë 10 më të votuarit

Muhamet Ramadani

Agjencia e motit e OKB-së: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

admin

Shaip Kamberi e takon Vuçiqin: Nuk duam pozitë në Qeveri, duam të drejta më shumë për shqiptarët

Muhamet Ramadani