RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani i kërkon Terrasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

osmani-i-kerkon-terrasit-heqjen-e-masave-te-be-se-ndaj-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Në takim, presidentja Osmani i ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani theksoi se pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

“Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë”, thuhet në njoftim.

Sipas Osmanit, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.

“Osmani shtroi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Related posts

Shkeli urdhrin për të dëshmuar për sulmin ndaj Kapitolit, ish-këshilltari i presidentit Trump nis vuajtjen e dënimit me burg

admin

Transferimi i raketave balistike iraniane në Rusi, Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Kërcënim i drejtpërdrejtë për Evropën

admin

Çmimi i Karlit të Madh për herë të parë i jepet një rabini! Kush është Pinchas Goldschmidt dhe arratisja e tij nga Moska pas pushtimit rus të Ukrainës

admin