RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia njofton për bllokim të përkohshëm të rrugëve

presidenti-begaj-viziton-kosoven,-policia-njofton-per-bllokim-te-perkohshem-te-rrugeve

Sot dhe nesër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në prag të kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se disa rrugë do të mbyllen përkohësisht për të siguruar zhvillimin e qetë të agjendës së presidentit.

“Sipas itinerarit të lëvizjes dhe aktiviteteve të parapara, Policia e Kosovës do të realizojë ndërprerje të shkurtëra të qarkullimit në disa segmente rrugore. Në disa raste mund të ketë edhe devijime të trafikut në rrugë alternative. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Policia ka apeluar që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë udhëzimet dhe masat që do të jenë në fuqi gjatë kohës së vizitës.

Related posts

Greqia autostradë drejt Shqipërisë, do ndërtohet rruga Janinë-Kakavijë me 4.5 milionë euro kilometri

admin

SHBA nis bllokadën ndaj porteve iraniane nga 13 prilli

Irfan Jahiu

241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro

admin