RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët uzurpatorë izraelitë përpiqen t’i pengojnë palestinezët të hyjnë në tokat e tyre

kolonet-uzurpatore-izraelite-perpiqen-t’i-pengojne-palestinezet-te-hyjne-ne-tokat-e-tyre

Kolonët e paligjshëm izraelitë që kanë uzurpuar tokat palestineze penguan disa palestinezë të hyjnë në tokat e tyre në zonën Mesafer Yatta, pranë qytetit El-Halil, në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Incidenti u shoqërua me tensione midis izraelitëve që provokonin palestinezët, në bashkëpunim me ushtarët izraelitë, dhe palestinezëve pronarë të tokave.

Që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza në tetor të vitit 2023, sulmet e kolonëve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor kanë shënuar rritje drastike, duke përfshirë dëbime, sulme fizike dhe dëmtim pronash, shpesh nën shoqërimin e ushtrisë izraelite.

Related posts

Radev: Sofja dhe Athina dëshmuan se mund të lënë pas çështjet e së kaluarës

admin

Trump: Nëse më vendosin në arrest shtëpiak, është një ‘pikë vlimi për publikun amerikan’

admin

Irani hedh poshtë raportimet për komplot kundër djalit të Trump, i quan ato “propagandë e fabrikuar”

admin