RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

OVL-UÇK – Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit është paqësore, dramatizimi politik i panevojshëm

ovl-uck-–-mickoskit:-protesta-e-13-dhjetorit-eshte-paqesore,-dramatizimi-politik-i-panevojshem

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup.

Në një deklaratë për media, OVL-UÇK theksoi se protesta është plotësisht paqësore, qytetare dhe demokratike.

“Kjo është protestë në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe kundër padrejtësive në Hagë, pa asnjë prapavijë partiake”, thuhet në reagim.

Veteranët kritikuan Mickoskin për, siç thanë, tendencën e paraqitjes së tubimit si rrezik për sigurinë publike.

“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një ‘shtabi krize’ vetëm sa krijojnë tensione të panevojshme dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik”, theksoi OVL-UÇK.

Organizata siguroi qytetarët se protesta është e koordinuar dhe garanton qetësi, duke bërë thirrje që institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të mos e politizojnë të drejtën e protestës.

Related posts

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004 në Kosovë, flasin juristët

admin

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

admin

Rama tha se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, përgjigjet Kurti

admin