RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I ftohti i ashpër i merr jetën një foshnje në Khan Younis

i-ftohti-i-ashper-i-merr-jeten-nje-foshnje-ne-khan-younis

Një foshnje 8-muajshe ka ndërruar jetë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës si pasojë e të ftohtit të madh. Sipas burimeve mjekësore, foshnja Rahaf Abu Jazar humbi jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Ngjarja tregon rrezikun e madh me të cilin përballen banorët e Gazës, veçanërisht fëmijët dhe të zhvendosurit që jetojnë në çadra të dobëta dhe të papërshtatshme për motin e ftohtë.

Banorët e Gazës vuajnë mungesën e strehimit, mungesën e trajtimit mjekësor dhe mungesën e mjeteve të ngrohjes për shkak të mungesës së karburantit, ndërsa zona po përballet me një mot të acartë, me erëra të forta dhe reshje shiu. /mesazhi

Related posts

Belgjikë, themelohet parti e re frankofone e ekstremit të djathtë me emrin “Trump”

Muhamet Ramadani

Ministrja izraelite bën thirrje për ndërtimin e vendbanimeve në Gaza, pretendon se është “pjesë e Izraelit”

RTI

SHBA miraton shitjen e mundshme të armëve me vlerë 90 milionë dollarë për Libanin

admin