RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, vazhdon zhvarrosja e trupave të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa

gaza,-vazhdon-zhvarrosja-e-trupave-te-varrosur-ne-oborrin-e-spitalit-al-shifa

Përpjekjet për të rikuperuar trupat e palestinezëve të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa të qytetit të Gazës gjatë sulmeve intensive izraelite vazhduan sot, transmeton Anadolu.

Ekipet e shpëtimit po zhvarrosin mbetjet që u varrosën në ambientet e spitalit kur bombardimet e rënda i bënë të pamundura varrimet e duhura.

Shumë prej trupave ishin regjistruar si “të paidentifikuar” në atë kohë për shkak të kushteve të rënda gjatë sulmeve.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur 171 mijë të tjerë në Gaza në një luftë më shumë se dyvjeçare që u ndal me një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.

Related posts

Putin: Jemi të kënaqur që kemi një numër të madh aleatësh në kontinente të ndryshme

admin

Intervista e parë si kandidate demokrate, Kamala Harris për CNN: Pozicioni im për çështjet kryesore ka ndryshuar që prej kandidimit për presidente

admin

Sulmet në Iran, autoritetet e Kosovës thirrje qytetarëve të tyre në Izrael: Respektoni udhëzimet e sigurisë

admin