RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

forcohet-bashkepunimi-mes-prokurorise-dhe-departamentit-amerikan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur sot një takim pune me ekipin vlerësues të Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në takim morën pjesë Kryeprokurori Zejnullah Gashi, prokurorë të kësaj prokurorie, Michael Wasco – Këshilltar i lartë ligjor në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe Dafina Bardhi-Rexhepi – INL Program Specialist në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin e vlerësimit të sektorit të drejtësisë, me fokus të veçantë në luftimin e krimit të organizuar dhe aktivitetet e organizatave kriminale transnacionale.

Kryeprokurori Gashi falënderoi përfaqësuesit amerikanë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi gatishmërinë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të thelluar edhe më tej këtë partneritet, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Përfaqësuesit e INL nënvizuan rëndësinë e një qasje të koordinuar dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në adresimin e sfidave të sigurisë dhe drejtësisë, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për mbështetje të vazhdueshme në këtë drejtim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë riafirmoi përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendore për të garantuar një sistem drejtësie më efikas dhe më transparent.

Related posts

Ndihmat e Gjysmëhënës së Kuqe Turke vazhdojnë të hyjnë në Gaza pas rihapjes së pikës kufitare Rafah

Kushtrim Guraj

Vala e të nxehtit, temperaturat e larta zhvendosen në Europën Perëndimore

admin

Lirohet benzina për 1 cent, mbetet i pandryshuar çmimi i naftës dhe gazit

admin