RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i shqetësuar për sundimin e ligjit në Serbi

kurti-i-shqetesuar-per-sundimin-e-ligjit-ne-serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themel i stabilitetit dhe progresit, kështu është shprehur kryeministri duke bashkëngjitur reagimin e kryetarit të Partisë së Socialistëve Evropian, Stefan Lofven.

“I përsëris shqetësimet e ngritura nga Presidenti i PES Stefan Lofven në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si gur themeli i stabilitetit dhe progresit, duhet të mbrohen kolektivisht. Këto shtylla të demokracisë janë vendimtare për aspiratat tona të përbashkëta si socialdemokratë”, shkroi Kurti në “X”

Ndërkohë, në letrën që Lofven i ka dërguar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq me datën 9 janar thuhet se “si një parti politike evropiane që ndan dhe mbron vlerat themelore të Bashkimit Evropian si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat civile dhe mundësitë e barabarta për të gjitha partitë politike legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje, ne duhet të reagojmë për parregullsitë e konstatuara nga Vëzhgimi Ndërkombëtar i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve në Serbi”.

Related posts

Aeroplanmbajtësja amerikane Eisenhower kalon ngushticën e Hormuzit, hyn në ujërat e Gjirit Persik

admin

39 fëmijë palestinezë lirohen nga burgjet izraelite

admin

Blair i shkruan Kurtit: E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme

admin