RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i UNRWA-s përshëndet mbështetjen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

shefi-i-unrwa-s-pershendet-mbeshtetjen-nga-asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se

Drejtori i përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, ka përshëndetur një rezolutë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila riafirmon mbështetjen për agjencinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Lazzarini tha se votimi përbën një mbështetje të fortë për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi se pretendimet se UNRWA është “infiltruar nga Hamasi” nuk janë të bazuara, as akuzat se agjencia nuk është neutrale.

“Sikurse tregoi votimi, shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar e mbështet qartë UNRWA-n,” theksoi ai.

Më herët, Asambleja e Përgjithshme miratoi një projekt-rezolutë që paralajmëron fuqimisht kundër çdo përpjekjeje për të zvogëluar mandatin dhe operacionet e UNRWA-s, dhe i bën thirrje qeverisë izraelite të respektojë privilegjet dhe imunitetet e agjencisë. /mesazhi

Related posts

Aksident në Prizren-Suharekë, humb jetën 40-vjeçari

admin

VOA: Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e Joe Biden në debatin e parë presidencial

admin

SHBA – DeSantis paraqit zyrtarisht kandidaturën për president

Muhamet Ramadani