RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhia godet Gazën: Mbi 4,300 thirrje ndihme nga banorët

stuhia-godet-gazen:-mbi-4,300-thirrje-ndihme-nga-banoret

Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë Kombëtare në Gaza njoftoi se që nga fillimi i Stuhisë Byron janë regjistruar mbi 4,300 thirrje urgjente nga banorët e prekur.

Ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për shpëtimin e njerëzve, pavarësisht pajisjeve të kufizuara dhe mjeteve të dëmtuara nga lufta. Sipas njoftimit, 12 ndërtesa të goditura më herët nga sulmet ajrore janë shembur si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta.

Zyrtarët thanë se disa persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nën rrënoja në veri të Gazës dhe ekipet speciale janë në kërkim të tyre.

Ministria paralajmëroi se kjo është vetëm fillimi i dimrit, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të marrin përgjegjësitë për përballimin e situatës. /mesazhi

Related posts

Pas Ligjit për të huajt, e ardhmja e arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë e paqartë

admin

Protestues në Gjermani kundërshtojnë marrëveshjen e mundshme të Volkswagen me Izraelin për mbrojtje

Kushtrim Guraj

6 miliardë euro depozitohen nga kosovarët në banka

Muhamet Ramadani