RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani udhëton për në Vatikan, sot pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

osmani-udheton-per-ne-vatikan,-sot-pritet-ne-audience-nga-papa-leo-xiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku nga ora ora 10:00 do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, e para e shtetit do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë./

Related posts

Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit

Muhamet Ramadani

“Synojmë të ruajmë sigurinë”- Kina, Rusia dhe Irani nisin stërvitje të përbashkëta detare

admin

SHBA dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, shkak mbështetja që vendi i jep Rusisë në luftën ndaj Ukrainës

admin