RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbyllet për gjashtë orë hyrja e Vushtrrisë nga drejtimi i Prishtinës

sot-mbyllet-per-gjashte-ore-hyrja-e-vushtrrise-nga-drejtimi-i-prishtines

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Hysni Durmishi, ka njoftuar se sot, më 13 dhjetor 2025, hyrja e Vushtrrisë nga drejtimi i Prishtinës do të jetë e mbyllur për shkak të asfaltimit të bypass-it.

Sipas tij, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri do të jetë i pakalueshëm nga ora 08:00 deri në 14:00.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të përdorin rrugët alternative brenda qytetit të Vushtrrisë.

“Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të bypass-it të Vushtrrisë, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë) do të jetë i mbyllur nga 08:00 – 14:00”, ka njoftuar Durmishi në Facebook

Related posts

Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e Veriut: Jam i bindur që po vijnë ditët e mira

Muhamet Ramadani

Osmani në “The Telegraph”: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

admin

Moti i stuhishëm rëndon edhe më shumë gjendjen e të zhvendosurve në Gaza

RTI