RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania do të blejë 20 helikopterë sulmues shtesë nga Airbus

gjermania-do-te-bleje-20-helikoptere-sulmues-shtese-nga-airbus

Gjermania ka porositur 20 helikopterë shtesë H145M nga Airbus si pjesë e përpjekjeve të saj për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Airbus thuhet se një marrëveshje kornizë u nënshkrua me Gjermaninë në vitin 2023 për furnizimin e deri në 82 helikopterëve Airbus H145M për Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) dhe se një porosi për 62 helikopterë ishte marrë më parë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Gjermania, duke përdorur opsionin në marrëveshjen e lartpërmendur, e rriti porosinë e saj me 20 helikopterë të tjerë, duke e çuar porosinë totale në 82 helikopterë sulmi të lehtë H145M”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet 72 prej këtyre helikopterëve do t’u dorëzohen forcave tokësore dhe 10 forcave speciale të forcave ajrore.

Related posts

Turqia fuqishëm dënon provokimin e ushtarëve izraelitë në xhaminë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Drejtori i spitalit jep alarmin, foshnjat e porsalindura po vdesin urie në Gaza

Muhamet Ramadani

Finlanda dhe Estonia i kërkojnë BE-së që të ndalojë dhënien e vizave turistike për rusët

admin