RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy xhami në Hannover të Gjermanisë vandalizohen me grafite pro-Izrael

dy-xhami-ne-hannover-te-gjermanise-vandalizohen-me-grafite-pro-izrael

Dy xhami turke në qytetin Hannover të Gjermanisë janë vandalizuar gjatë javës së kaluar me grafite që përmbanin mbishkrime pro ushtrisë izraelite, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Persona ende të paidentifikuar kanë shkruar me bojë sprej shkurtesën IDF, që i referohet ushtrisë izraelite, në muret e xhamive të administruara nga organizatat turko-muslimane IGMG dhe DITIB. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin mysliman lokal.

Kryetari i Shoqatës së Xhamisë Ayasofya, Ibrahim Kidik, tha se besimtarët u tronditën kur panë grafitet në mëngjes. Ai dënoi ashpër aktin dhe kërkoi që autorët të identifikohen sa më shpejt.

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Hannover ka kontaktuar autoritetet gjermane, duke kërkuar përshpejtimin e hetimeve dhe rritjen e masave të sigurisë për xhamitë dhe institucionet e komunitetit turk.

Ngjarja vjen në një kohë kur në Gjermani është shënuar rritje e sulmeve islamofobike. Sipas policisë gjermane, gjatë nëntë muajve të parë të vitit janë regjistruar 930 krime islamofobike, prej të cilave 31 kanë pasur në shënjestër xhami. /mesazhi

Related posts

Menendez: Të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj Kosovës

admin

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare

admin

Shpallet qeveria e përkohshme pas dorëheqjes së kryeministrit Heger

Muhamet Ramadani