RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpallet qeveria e përkohshme pas dorëheqjes së kryeministrit Heger

shpallet-qeveria-e-perkohshme-pas-doreheqjes-se-kryeministrit-heger

Kryeministri sllovak, Eduard Heger dha dje dorëheqjen si kreu i një qeverie të përkohshme, duke përmendur si arsye, mosmarrëveshjet me presidenten Zuzana Çaputova.

Heger tha se i kishte kërkuar Çaputovas të lirohej nga detyra e tij me arsyetimin se ajo nuk kishte pranuar asnjë nga propozimet e tij për qeverisjen në krizën aktuale politike, për periudhën deri në zgjedhjet parlamentare të caktuara më 30 shtator.

Pas dorëheqjes, Çaputova njoftoi formimin e një qeverie të ekspertëve dhe nëpunësve civilë që do të kryesohej nga eksperti financiar Ludovit Odor, aktualisht zëvendësguvernator i Bankës Kombëtare Sllovake (NBS).

Presidentja tha në Bratislavë, se ministrat ishin përzgjedhur tashmë, por ata nuk do të emëroheshin deri në javën e 15 majit, sepse do të informoheshin fillimisht partitë parlamentare.

“Deri atëherë, kryeministri në detyrë Eduard Heger ka për detyrë të vazhdojë punën e tij”, shtoi ajo.

“Qeveria e re e përkohshme do të përfshijë ekspertë që nuk kishin ndërmend të merrnin pjesë në zgjedhjet e 30 shtatorit”, tha Çaputova, duke shtuar se kjo do të përjashtonte mundësinë që dikush të abuzonte me funksionin e përkohshëm të qeverisë për qëllime të fushatës zgjedhore.

Qeveria konservatore populiste e Heger ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës në luftimin e pushtimit rus, por kjo mbështetje është një nga çështjet e pakta për të cilat ajo ka mbështetjen e presidentit dhe një shumicë në parlament.

Partitë në koalicionin e Heger po përballen me humbje të mëdha në zgjedhje, ndërsa ka paralajmëruar se partitë që kundërshtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën mund të rriten. /atsh

Related posts

Kodra e Trimave së shpejti me xhami të re, të hënën vihet gurthemeli

admin

Termokosi pret raportin e ZRrE-së për tarifat e reja të ngrohjes

admin

Palestinezët thirrje për mbështetje për të burgosurit në burgjet izraelite

admin