RTV AHIRETI
Shëndetësi

Truri “fiket” papritur para gjumit

truri-“fiket”-papritur-para-gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht. Gjumi vjen në mënyrë të menjëhershme, aspak ëmbël, por me një ndryshim të aktivitetit elektrik të neuroneve që verifikohet në 4 minuta para fiksjes së fazës REM.

Ky informacion është i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e shqetësimeve si pagjumësia, por edhe zhvillimin e teknologjive që në të ardhmen mund të ndërhyjnë për të ndalur përgjumjen e drejtuesve të mjeteve kur janë në timon.

Madje mund të kontribuojë në monitorimin më të përpiktë të anestezisë, duke pasqyruar shëndetin cerebral.

Eksperimentet me elektroencefalograma, të përpunuara më pas me metoda matematikore me saktësi 95%, janë kryer nga Universiteti Imperial College i Londrës dhe puna studimore është publikuar në revistën Nature Neuroscience.

Related posts

Drejtuesit e shërbimeve mjekësore/ Kandidatët prej dy muajsh presin përgjigje për rezultatet finale

Muhamet Ramadani

​Gabimet më të mëdha që bëni kur lani dhëmbët

admin

Përfitimet shëndetësore nga fiqi

admin