RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm sirian telefonon Ahmedin i cili çarmatosi sulmuesin në Australi

ministri-i-jashtem-sirian-telefonon-ahmedin-i-cili-carmatosi-sulmuesin-ne-australi

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani foli sot në telefon me Ahmed al-Ahmedin, i cili heroikisht i rrëmbeu armën sulmuesit në Bondi Beach në Sidnei të Australisë, raporton Anadolu.

Gjatë bisedës, kryediplomati sirian i tha Ahmedit se presidenti Ahmed al-Sharaa i kërkoi të kontrollonte gjendjen e tij shëndetësore dhe t’i përcillte urimet e tij për shërim të shpejtë, sipas një videoje të telefonatës së marrë nga Anadolu.

Ahmedi falënderoi presidentin sirian Al-Sharaa dhe ministrin Shaibani për vëmendjen e tyre të mirë.

“Në të ardhmen e afërt, do të kthehem në vendin tim të shoh ato fytyra të bukura dhe heroike që hoqën padrejtësinë dhe i dhanë fund shtypjes ndaj popullit”, i tha Ahmedi ministrit sirian.

Videot treguan Ahmedin, një sirian 43-vjeçar nga fshati Al-Nayrab i provincës së Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, duke vrapuar dhe duke i rrëmbyer armën një personi që qëlloi gjatë sulmit që vrau 15 persona dhe plagosi 42 të tjerë në plazhin Bondi në Sidnei.

Ahmedi, i cili ka shtetësi australiane, thuhet se u qëllua pesë herë në krah dhe shpatull gjatë sulmit dhe u dërgua në spitalin St. George në jug të Sidneit.

Ai u cilësua si “hero” nga zyrtarët australianë, përfshirë kryeministrin Anthony Albanese si dhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Related posts

Si mund ta përshpejtojë lufta rënien e perandorisë amerikane

Kushtrim Guraj

Kush do ta zëvendësojë Joe Biden si kandidat i demokratëve? Analiza e DW: Gjasat më të shumta i ka Kamala Harris, por ka edhe alternativa të tjera

admin

Çavuşoğlu: Greqia nuk është e sinqertë dhe e ndershme lidhur me Egjeun dhe Mesdheun Lindor

admin