RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Çështja për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë mund të diskutohet

kremlini:-ceshtja-per-vendosjen-e-trupave-te-huaja-ne-ukraine-mund-te-diskutohet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se qasja e Rusisë ndaj vendosjes së trupave të huaja në territorin ukrainas është e njohur mirë, duke shtuar “Megjithatë, kjo çështje mund të diskutohet”, transmeton Anadolu.

Peskov tha se ata presin të marrin informacion nga SHBA-ja lidhur me negociatat në vazhdim për Ukrainën. “Kur të jenë gati, ne presim që kolegët tanë amerikanë të na informojnë për rezultatet e punës së kryer me Ukrainën dhe Evropën”, tha ai.

Në vlerësimin e tij lidhur me lajmet se SHBA-ja po përgatit sanksione të reja kundër Rusisë, Peskov tha se sanksionet dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Ai komentoi disa deklarata lidhur me vendosjen e trupave të huaja në territorin ukrainas. “Ne nuk do të bëjmë diskutime përmes mediave për pika ose drejtime specifike të zgjidhjes së procesit. Qasja jonë ndaj vendosjes së njësive ushtarake të huaja në Ukrainë është e njohur mirë. Megjithatë, kjo çështje mund të diskutohet”, tha Peskov.

Related posts

Netanyahu do të vizitojë Washingtonin javën e ardhshme, do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

admin

Escobar: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës

Muhamet Ramadani

Një i vrarë dhe një i plagosur në Zllakuqan të Lipjanit

Muhamet Ramadani