RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 70.669 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-70.669-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 70.669 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.

Në 48 orët e fundit në spitale janë sjellë 14 të plagosur dhe 2 trupa të palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 395 persona, janë plagosur 1.088 të tjerë ndërsa 634 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 70.669 ndërsa numri i të plagosurve në 171.165.

Related posts

Bosnjë e Hercegovinë, mbi 600.000 banorë janë larguar në 10 vitet e fundit

Muhamet Ramadani

Nesër vendimi i Hagës për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK, Franca paralajmëron qytetarët e saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë nga tubimet në 16 shtator

admin

Mbi 10 marrëveshje në rendin e ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Muhamet Ramadani