RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reshjet e dendura përmbytin rrugët dhe vështirësojnë jetën e përditshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

reshjet-e-dendura-permbytin-rruget-dhe-veshtiresojne-jeten-e-perditshme-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe

Reshjet e dendura të shiut kanë ndërprerë jetën e përditshme në qytetin Ajman të Emirateve të Bashkuar Arabe, duke përmbytur rrugët kryesore dhe duke lënë shoferë të bllokuar nëpër rrugë, raporton Anadolu.

Shirat e rrëmbyeshëm mbingarkuan sistemet e kullimit të qytetit, duke bërë që uji të grumbullohej me shpejtësi në rrugët kryesore dhe nënkalime. Si pasojë, dhjetëra automjete mbetën të bllokuara, ndërsa trafiku u ngadalësua ose u devijua në disa zona.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Reshjet e shiut janë relativisht të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe, por kur ndodhin me intensitet të lartë ato shpesh shkaktojnë përmbytje për shkak të infrastrukturës së projektuar kryesisht për klimë të thatë.

Related posts

Vrasja në Prizren dyshohet se ndodhi për shkak të një fature

admin

Kenia thotë se largimi i Rusisë nga marrëveshja për drithërat është thikë pas shpine

admin

Ardhja e bashkatdhetarëve, kolona deri në 300 metra në hyrje të Merdares

admin