RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja në Prizren dyshohet se ndodhi për shkak të një fature

vrasja-ne-prizren-dyshohet-se-ndodhi-per-shkak-te-nje-fature

Vrasja e së martës në Prizren dyshohet se ka ndodhur pas konfliktit lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve në lokalin “Kobra City”, ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren. Një 31-vjeçar me inicialet V.C. vdiq si pasojë e plagëve të marra. Ai vdiq rrugës për në spitalin e Kukësit, ku po dërgohej nga A.B. Në veturë ishte edhe R.Sh., tjetër i plagosur. Ai është jashtë rrezikut për jetë

Shala ka thënë për KOHËN se D.H., pronari i lokalit, dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

“Sot në orën 04:10, Policia ka marrë informatën se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit, rruga Prizren-Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, ka thënë Shala. “Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre të markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”.

Related posts

Ashpërsohet siguria në Washington para seancës së ish-presidentit

admin

Zyrtarët e OKB-së: Palestinezët po largohen nga Rafah pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite

admin

Portugalia “nën pushtetin” e flakëve, alarm i kuq për nxehtësi ekstreme në disa zona

admin